Arabi Saudite shkatërroi një dron të ngarkuar me eksploziv që vinte nga Jemeni

Arabi Saudite shkatërroi një dron të ngarkuar me eksploziv që vinte nga Jemeni

24 May 2019 09:27

Arabia Saudite interceptoi dhe shkatërroi një dron të ngarkuar me eksplozivë që vinte nga Jemeni, deklaroi zëdhënësi i koalicionit kundër rebelëve të drejtuar nga Riadi në Jemen.

“Një dron i ngarkuar me eksplozivë i lëshuar nga milicitë hutis që kishte për shënjestër aeroportin Najrane u interceptua dhe shkatërrua nga forcat ajrore saudite”, deklaroi koloneli Turki Al Maliki, i cituar nga agjencia zyrtare saudite SPA.

Disa ditë më parë, milicitë hutis kishin sulmuar në të njëjtën mënyrë infrastrukturat e një naftësjellësi në territorin e Arabisë Saudite/AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme