Botë

Disa rajone të SHBA-së përfshihen nga stuhitë, ka edhe viktima

Së paku shtatë persona kanë vdekur nga disa stuhi që kanë përfshirë disa rajone të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tre viktima u konfirmuan të enjten në shtetin Misuri.

Katër të tjerë vdiqën në fillim të kësaj jave, përfshirë një në Oklahoma dhe një tjetër në Iowa.

Më parë, Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA lëshoi një paralajmërim për stuhitë e rënda që do të ndodhin në rajon. Njoftimi tha se të paktën 29 stuhi ishin raportuar gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 170 që nga e premtja e javës së kaluar.

"Kur goditi stuhia ndihej si një tërmet", tha për CNN, Cindy Sandoval-Jakobsen, një banore lokale.

Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Zyrtarët e emergjencës kanë paralajmëruar për përmbytje të papritura që mund të ndodhin në rajonet e përfshira nga stuhia.