Kina po dëmton ozonin përmes emetimit të gazrave të ndaluara

Kina po dëmton ozonin përmes emetimit të gazrave të ndaluara

23 May 2019 10:45

Industritë në Kinën verilindore kanë lëshuar sasi të jashtëzakonshme të një gazi që dëmton shtresën e ozonit në atmosferë, në shkelje të një traktati ndërkombëtar siç bëjnë të ditur disa studiues.

Që prej vitit 2013, emetimet e përvitshme të lëndës kimike të ndaluar “Chlorofluorocarbon-11” (CFC-11) nga ky rajon i Kinës janë rritur me rreth 7.000 tonë, thuhet në një raport të revistës “Nature”.

“Matjet tona treguan kulmime të ndotjes kur ajri vinte nga zonat industriale në Kinë”, thotë bashkautori i studimit, Sunyoung Park nga Universiteti kombëtar “Kyungpook” në Korenë e Jugut.

“CFC-11” është përdorur gjerësisht në vitet 1970-’80 si një element freskues apo për të prodhuar shkumbë izoluese. Ndërkohë, Protokolli i nënshkruar në vitin 1987 në Montreal e ndaloi “CFC”-në dhe disa aerosole të tjera industriale, që shpërbëjnë kimikisht ozonin mbrojtës rreth 10-40 km mbi sipërfaqen e Tokës, veçanërisht mbi Antarktidë dhe Australi.

“CFC është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së ozonit, që na mbron neve në tokë nga rrezet ultravioletë të diellit”, tha Autori kryesor i studimit, Matt Rigby, një kimist atmosfere në Universitetin e Bristolit.

Pasi ndalimi hyri në fuqi, përqëndrimet globale të “CFC-11” ranë me shpejtësi deri në vitin 2012.

Gjithsesi, vitin e kaluar shkencëtarët zbuluan se shpejtësia e këtij ngadalësimi u përgjysmua mes viteve 2013 dhe 2017. E për shkak se kjo lëndë kimike nuk krijohet në mënyrë natyrale, ndryshimi duhet t’i faturohet vetëm faktit që emetime të reja të këtij gazi të dëmshëm janë lëshuar në atmosferë.

Provat treguan se rajoni me emetimet më të mëdha është Azia lindore, pa përcaktuar ekzaktësisht origjinën./tch/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme