Avionët luftarakë grekë për herë të parë në hapësirën ajrore të Maqedonisë Veriore

Avionët luftarakë grekë për herë të parë në hapësirën ajrore të Maqedonisë Veriore

22 May 2019 09:10

Shkup, 22 maj – Avionët luftarakë fluturuan sot në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për herë të parë si pjesë e operacioneve të NATO-s, sipas burimeve mediatike, transmeton ATSH raportimin e agjencisë ANA.

Këto fluturime vijnë në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar nga kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë vizitës së tij në Shkup në prill.

Sipas agjencisë zyrtare të Maqedonisë së Veriut të lajmeve, MIA, “këto fluturime janë pjesë e përgatitjes dhe përmbushjes së termave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në lidhje me forcat ajrore si një anëtar i barabartë në sistemin e përbashkët të sigurisë”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme