600 të arrestuar për trafikim droge nëpër Britani

21 May 2019 20:05

Rreth 600 të dyshuar si pjesë të grupeve të ndryshme për trafikim droge, janë arrestuar nëpër Britani gjatë javës së kaluar.

Agjencia Kombëtare kundër Krimeve, deklaroi se policia ka sekuestruar kokainë në vlerë prej 176 mijë funtesh dhe 312 mijë funte para të gatshme, transmeton KTV. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe 46 armë.

Agjencia vlerëson se 2 mijë grupe gangsterësh operonin nëpër qytetet britanike dhe kishin cak të rinjtë për t’ua shitur drogën.

Këto grupe kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën përmes një rrjeti të telefonave mobil dhe udhëtonin jashtë territorit të tyre për të shitur drogë. Shumica e këtyre grupeve operuan në Londër, Birmingham e Merseyside.

Disa prej bastisjeve kanë ndodhur nëpër shtëpi, të cilat u janë marrë viktimave nga këto grupe gangsterësh që përdorën dhunë për të kontrolluar fëmijët dhe t’i përfshijnë në transportimin e drogës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme