Qeveria italiane reagon ashpër ndaj hyrjes së 45 imigrantëve afrikanë

20 May 2019 20:07

45 imigrantë janë sjellë në ishullin italian Lampedusa pasi aty janë transferuar nga anija gjermane, në të cilën po qëndronin tashmë disa javë.

Zbarkimi i tyre nxiti reagime të ashpra të Qeverisë italiane dhe zëvendëskryeministrit Matteo Salvinin që është kritik i madh i imigrimit.. 65 imigrantë ishin shpëtuar nga anija gjermane në bregdetin libian dhe disa prej këtij grupi, përfshirë fëmijë, janë sjellë në ishullin e Lampedusas për shkaqe mjekësore, transmeton KTV.

Salvini ka thënë se do të marrë masa ndaj secilit që ka vepruar kundër qeverisë, duke sjellë në breg imigrantët nga Afrika.

Që kur mori punën në qeveri, Salvini ka mbyllur të gjitha portet për imigrantët që vijnë nga Deti Mesdhe, duke ndalur ardhjen në vetëm 1 mijë e 100 imigrantë në vitin 2019, që është 90 për qind më pak se viti 2018 dhe 98 më pak se viti 2017.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme