Botë

Bie numri i rusëve që do të votonin për Putinin

Një sondazh i ri tregon se 48 për qind e votuesve do të votonin për presidentin aktual të Rusisë, Vladimir Putin, nëse zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin në të ardhmen e afërt.

Sondazhi është kryer nga Qendra Levada në datat 21-24 prill.

Rezultati tregon se mbështetja për Putinin ka rënë, krahasuar me 62 për qind sa ka qenë në prill të 2015-ës dhe 53 për qind në janar 2016-ës.

Putin - në pushtet herë si president, herë si kryeministër qysh më 1999 - pritet të garojë edhe për një mandat gjashtëvjeçar të presidentit në mars të 2018-ës.

Qendra Levada ka bërë anketën me 1,600 të rritur në gjithë Rusinë, duke i pyetur: A do të votojnë dhe për kë nëse zgjedhjet mbahen të dielën e ardhshme?