Botë

Shënohet Dita Botërore e Metrologjisë

Sot shënohet Dita Botërore e Metrologjisë, në të cilën ditë shënohet përvjetori i nënshkrimit të Konventës së Metrit.

Në vitin 1875, në Paris u mbajt një konferencë diplomatike për metrin, ku 17 qeveri shtetesh, nënshkruan traktatin e Konventës së Metrit.

Nënshkruesit e kësaj Konvente vendosen të krijojnë dhe financojnë një institut të përhershëm shkencor me emrin “Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Matjeve”, që shkurtimisht njihet BIPM.

Tema e zgjedhur për Ditën Botërore të Metrologjisë 2017, mbajtur në Madrid të Spanjës, ishte “Matjet për transportin”.

Kjo temë u zgjodh për shkak se transporti luan një rol kyç në botën moderne.