Botë

Përfaqësuesve të Islandës në Eurovizion iu konfiskohet flamuri i Palestinës

Përfaqësuesit e Islandës të cilët kanë shfaqur flamurin e Palestinës në Eurovizion i cili është mbajtur në Izrael, iu është konfiskuar.

Grupi Hatari që përfaqësonte Islandën kanë shfaqur flamurin e Palestinës për kamera gjatë votimeve në Eurovizon, transmeton koha.net.

Ky grup, i përshkruar në ueb faqen e Eurovizionit si “fitues çmimesh e antikapitalistë” kanë thënë se kanë qenë kundër mbajtjes së kontestit të Eurovizionit në Izrael, i cili ka qenë subjekt i thirrjes për ta bojkotuar nga grupet pro-Palestineze.

Në fazat finale të Eurovizionit, anëtarët e këtij grupi kanë shfaqur parulla pro Palestineze e flamurin e këtij shteti, ndërsa kamerat i kanë shkëputur pamjet.

Një nga anëtarët e grupit, Einar Sted ka postuar një video në Instagram ku shihet një pjesëtar i Eurovizionit duke i kërkuar anëtarëve që t'i dorëzojnë ato.

Lexoni edhe: Eurovision: Islanda shfaq flamurin e Palestinës në Izrael, shkakton reagime në publik