Fshati indonezian pa nëna

Fshati indonezian pa nëna

19 May 2019 12:22

Ely Susiawati ishte vetëm 11 vjeç kur nëna e saj e kishte lënë nën përkujdesjen e gjyshes. 

Prindërit e saj ishin divorcuar dhe për të siguruar një të ardhme për familjen, nëna e saj Martia e pranoi ofertën e punës si ndihmëse shtëpiake në Arabinë Saudite. 

Elb, tani në vitin e fundit të shkollës fillore, ka mbetur në dëshpërim që prej largimit të së ëmës, dhe edhe pse kanë kaluar vite kjo dhembje nuk i është pakësuar, shkruan sot Koha Ditore.

“Kur i shoh shoqet bashkë me prindërit përreth shkollës, më dhemb shumë. Lutem që e ëma të kthehet në shtëpi”, thotë ajo. “Nuk dua që ajo të detyrohet të shkojë. Dua që të jetë në shtëpi, të kujdeset për vëllezërit e motrat”. 

Në fshatin e Elyt – Wanasaba, në lindje të Lombokut – është pranuar si punë e rëndomtë që nënat e reja të shkojnë jashtë vendit për t’ua siguruar fëmijëve një jetë më të mirë. 

Shumica e burrave të fshatit punojnë në ferma apo si punëtorë krahu, duke fituar vetëm një hise të vogël të asaj që gratë mund të fitojnë duke punuar si shërbëtore apo dado jashtë vendit.

Dhembja e ndarjes

Fshati është i mbushur me shtëpiza të vogla të ndërtuara buzë rrugës e të veçuara nga korridoret e ngushta, nëpër të cilat mund të kalojnë vetëm motoçikletat. 

Prapa tyre ndodhen fusha të pafundme të kultivimit të orizit. Kur nënat largohen, familjarët më të largët dhe bashkëshortët e marrin obligimin e përkujdesjes për fëmijët dhe të gjithë këtu kujdesen për fëmijët e të tjerëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme