Botë

Ditën në shtëpi, natën në burg

Përditë Samhi Moustafa bën një udhëtim torturues prej rreth 200 kilometrash prej shtëpisë së familjes afër Kajros deri në Bani Sveif, një krahinë që ndodhet në jug të Egjiptit.

Në një udhëtim të tillë ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku, por e dinte se duhej të merrte veten dhe të ngrihej. Tmerri i përditshëm ia impononte që së paku edhe pesë vjet të kishte energji për të njëjtën rutinë. Nuk kishte rëndësi rraskapitjen fizike e shpirtërore, transmeton Koha Ditore.

Samhi duhet t’i kalojë dymbëdhjetë orë në ditë në stacion policor – i njohur si ndëshkim suplementar në sistemin juridik të Egjiptit. Ai tashmë i ka vuajtur pesë vjet dënimi të dënimit me burg, të cilin e ka kryer vjet.

“Burgosja” e lirisë së shtypit

Gazetari 32-vjeç ishte dënuar për përhapje të “lajmeve të rreme” dhe pse kishte ndihmuar grupin e ndaluar, “Vëllazëria Myslimane” gjatë protestave të vitit 2013 në Kajro kundër rrëzimit të presidentit të parë të zgjedhur të Egjiptit, Mohammed Morsi.

Samhi i hedh poshtë të gjitha akuzat, dhe thekson si vetëm po bënte punën e tij.

Samhi, i cili kishte postuar një fotografi me makinën e dëmtuar në llogarinë virtuale, është dënuar me një muaj burgim në mungesë pse kishte shkelur kushtet e dënimit në ditën e aksidentit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)