Jep dorëheqje zv/kancelari i Austrisë që u filmua duke ofruar kontrata qeveritare në këmbim vote

18 May 2019 12:41

Ka dhënë dorëheqje zëvendëskancelari Strache që dje u filmua duke ofruar kontrata qeveritare në këmbim vote, raporton BBC.

"Kam dorëzuar dorëheqjen time si zëvendëskancelar i Austrisë dhe kancelari Sebastian Kurz e ka pranuar këtë vendim”, tha Strache të shtunën.

Strache shtoi se nuk ka thyer asnjë ligj përderisa ka pranuar “aferën ekstrem të turpshme nën ndikim të alkoolit”. Ai tha se në pozitën e tij do të zëvendësohet nga Norber Hofer, ministër i Transportit.

Zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, është filmuar duke ofruar kontrata qeveritare në këmbim të mbështetjes politike. Në videon e filmuar fshehurazi pak para zgjedhjeve në Austri, në vitin 2017, Strache flet me një grua që pretendon të jetë një investitore ruse, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, publikimi i videos ndodh mes tensioneve të larta brenda koalicionit qeverisës të Austrisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme