Një vit pas rrëzimit të Boeing 737 në Havana, hetuesit zbulojnë gabimet e ekuipazhit

17 May 2019 20:15

Një hetim për rrëzimin e një aeroplani Boeing 737 pranë Havanas një vit më parë, në të cilin vdiqën 112 udhëtarë, sugjeron se gabimet e anëtarëve të ekuipazhit, çuan deri tek aksidenti fatal.

Aeroplani, i cili ishte marrë me qira nga një kompani meksikane, u rrëzua në jug të kryeqytetit kuban menjëherë pas aterrimit më 18 maj të 2018-s, transmeton KTV. Aeroplani shpërtheu në flakë dhe të gjithë përveç një prej 113 njerëzve në bord vdiqën.

“Shkaku më i mundshëm i aksidentit ishin veprimet e ekuipazhit dhe gabimet e tyre në llogaritjet e peshës dhe balancit që çuan në humbjen e kontrollit të avionit dhe rrëzimit gjatë fazës së ngritjes”, thuhet në reagimin e autoriteteve kubane.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme