Iraku blen sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400

Iraku blen sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400

16 May 2019 09:00

Moskë, 16 maj – Pas Turqisë, edhe Qeveria irakiane ka marrë vendimin që të blejë sistemet raketore ruse të mbrojtjes antiajrore S-400, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, raporton ANSA.

Ambasadori i Irakut në Rusi, Haidar Mansour Hadi gjatë një konference për shtyp njoftoi se “Qeveria irakiane ka vendosur të blejë sistemet raketore ruse të mbrojtjes antiajrore S-400”.

Para marrjes së këtij vendimi, nga data 23-25 prill në Bagdad u zhvillua një takim i komisionit ndërqeveritar ruso-irakian për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, shkencor dhe teknik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme