Moti i keq godet Italinë, përmbytje, borë e stuhi

Moti i keq godet Italinë, përmbytje, borë e stuhi

14 May 2019 13:08

Moti i keq ka goditur edhe Italinë. Në Emilia Romanja, por edhe ne zona të tjera dalja e lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar shumë probleme.

Bora në lartësitë e mëdha mbi nivelin e detit në Veri të Italisë është surpriza e kësaj prag vere në vendin fqinj. Në zonat e tjera moti ka goditur me reshje shiu dhe stuhi. Situata më e rëndë është në Emilia-Romagna ku alarmi është rritur në nivelin e kuq, për shkak të përmbytjeve.

Disa lumenj kanë dalë nga shtretërit dhe ujërat kanë pushtuar zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Linja hekurudhore Bologna-Rimini u pezullua për disa orë, por hekurudhat kane probleme e bllokime të herëpashershme edhe në zona të tjera.

Shqetësime ka edhe në zonën e Modenas ku lumenjtë Secchia dhe Panaro kanë dalë nga shtrati. Rrëshqitje të dheut dhe përmbytje raportohen edhe në shumë zona të Bolonjës.

Në vëzhgim po mbahen lumenjtë edhe në zonën e Ravenës. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po punojnë më shumë grupe dhe mjete për të shpëtuar njerëzit e rrezikuar apo që kanë mbetur te bllokuar në ndërtesat e rrethuara nga ujërat.

Autoritetet kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve më të rrezikuar nga përmbytjet, apo për zhvendosjen e tyre në katet e sipërme të banesave. Përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq në Emilia – Romagna këtë pranverë kanë shkaktuar miliona euro në dëm në kultura bujqësore./abcnews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme