Policia franceze zbulon gjysmë toni kokainë të fshehura në banane Foto: Ilustrim

Policia franceze zbulon gjysmë toni kokainë të fshehura në banane

14 May 2019 11:28

Autoritetet franceze kanë konfiskuar gjysmë toni kokainë, në vlerë prej rreth 40 milionë eurosh, në portin verior të Dunkirkut gjatë muajit të kaluar, ka bërë të ditur të premten ministri francez për Buxhet, Gerald Darmanin, transmeton “Koha Ditore”.

Droga ishte gjetur më 29 prill, në një anije që bartte banane, e cila vinte nga Surinami në Amerikën Jugore, teksa prokurorët francezë janë duke i vazhduar hetimet, shkruan në deklaratën e ministrisë franceze.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme