Botë

Vrasja me shigjeta e pesë personave trondit Gjermaninë

Foto: Morgenpost

Policia gjermane e cila po heton rastin e vrasjes së disa personave me shigjeta në një hotel në Passau, ka gjetur akoma më shumë trupa.

Këtë herë policia gjermane gjeti trupat e dy grave në një banesë shumë afër hotelit ku ishin zbuluar disa trupa javën e shkuar, raporton KTV.

Në këtë banesë jetonte një 30-vjeçare. Policia deklaroi se nuk ka pasur shenja kacafytjes mes tyre.

Të gjitha pesë viktimat janë shtetas gjermanë.

Prokurori i shtetit, Walter Feiler ka shpjeguar në një konferencë për shtyp se një prej viktimave kishte plagë të shtënash në trup.