Anijes arabe nuk i lejohet ngarkimi në Francë, kalon në Spanjë

13 May 2019 20:44

Grupet për të drejtat e njeriut ia kanë pamundësuar ngarkimin me armatim një anijeje saudite në portin francez Le Havre me arsyetimin se këtë armatim do ta përdorte për luftën në Yemen.

Për këtë shkak, anija ka vazhduar lundrimin për në Santander të Spanjës, derisa zyrtarët spanjollë thanë se nuk dinë asgjë rreth kësaj anijeje, transmeton KTV.

Organizatat për të drejtat e njeriut ACAT, argumentuan se anija saudite shkeli traktatin e Kombeve të Bashkuara, pasi armët po përdorën kundër civilëve në Yemen.

Në një raport të agjencisë ushtarake të inteligjencës në Francë thuhej se armët franceze janë përdorur kundër civilëve në luftën në Yemen.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme