Pekini teston aeroportin e ri Foto: Reuters

Pekini teston aeroportin e ri

13 May 2019 14:26

Aeroporti ndërkombëtar Daxing në Pekin të Kinës, ka filluar testimet edhe pse është në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Aeroplanët e parë kanë aterruar në pistën perëndimore dhe Airbus A380 i linjës ajrore kineze ishte i pari që testoi pistën e aeroportit të ri, transmeton KTV.

“Testet e fluturimit janë kusht që projekti të pranohet në aviacionin civil dhe të sigurojë leje si aeroport civil”, tha Zhu Wengxin, zëvendësdrejtor i këtij aeroporti.

Testi është i ndarë në tri faza. Në fazën e parë u testua kapaciteti i përgjithshëm i aeroportit. Dukshmëria do të jetë në vëmendjen e fazës së dytë që mbahet në gusht ndërsa faza e tretë fillon në shtator.

Ky aeroport pritet të ketë kapacitet që çdo vit të pres 72 milionë pasagjerë, dy milion tonë mallra dhe 620 mijë fluturime.

Aeroporti ka tri pista paralele dhe një është anash. Niveli i saktësisë së fluturimeve në këtë aeroport pritet të jetë prej më të mirëve në botë.

Aeroporti i Daxingut pritet të fillojë punën më 30 shtator të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme