Botë

Dy cisterna të naftës saudite “janë sabotuar” jashtë bregut të Emirateve të Bashkuara

Dy cisterna të naftës saudite ishin objektiva të një "sulmi sabotimi" jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe të dielën, thotë ministri i energjisë në Arabinë Saudite.

Incidenti pranë portit të Fujairahut shkaktoi "dëme të konsiderueshme" për anijet, deklaroi Khalid al-Falih, shkruan BBC.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se katër anije të kombësive të ndryshme ishin goditur, mirëpo nuk pati lëndime apo vdekje.

Ministria e Jashtme iraniane tha se incidentet ishin "shqetësuese dhe të tmerrshme" derisa kërkuan një hetim të plotë, transmeton Koha.net.

SHBA-ja ka vendosur anije luftarake shtesë në ditët e fundit për t’i kundërshtuar ato që ai e quajti "indikacione të qarta" të kërcënimeve nga Irani ndaj forcave të saj dhe trafikut detar në rajon. Irani e hodhi poshtë pohimin si të pakuptimtë.