Botë

Sulm në një kishë në Burkina Faso, gjashtë të vrarë

Foto: BBC

Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmin ndaj një kishe katolike në shtetin afrikan të Burkina Fasos, duke përfshirë edhe një prift lokal.

Sulmuesit hapën zjarr ndaj besimtarëve në fshatin Dablo, 90 kilometra nga qyteti Kaje.

Sipas BBC, numri i sulmuesve ishte rreth 20-30 dhe pastaj e dogjën kishën.

Kryebashkiaku i qytetit, Ousmane Zongo, përshkroi panikun në qytet, ndërsa ndërtesat e tjera u dogjën dhe një qendër shëndetësore u plaçkit.

Dhuna xhihadiste ka lulëzuar në Burkina Faso që nga viti 2016 dhe ky është sulmi i tretë në kisha brenda pesë javësh.

Luftëtarët e lidhur me Al-Kaidën dhe grupin e Shtetit Islamik, si dhe Ansarul Islam lokale kanë qenë aktive në rajon./ksp