Koreja Veriore mbjell oriz për shkak të krizës së ushqimit

12 May 2019 20:47

Fermerët në Korenë e Veriut kanë filluar me mbjelljen e orizit për ta shuar krizën për ushqim që ka kapluar këtë vend.

Drejtori i operativës në Kangso tha se me mbjelljen e orizit pritet të arrihet synimi i vendosur nga lideri Kim Jong-Un për të shuar këtë krizë që është më e madhja në dhjetë vjetët e fundit, transmeton KTV.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se katër nga dhjetë koreano - veriorët kanë krizë për të siguruar ushqimin dhe tashmë kanë shkurtuar racionet.

Koresë së Veriut deri më tani i ka dalë në ndihmë me ushqime Koreja Jugore.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme