Botë

Netanyahu kërkon një afat shtesë për formimin e qeverisë

Descriptive Text

Kryeministri izrael, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se do t’i kërkonte presidentit Reuven Rivlin një afat shtesë për formimin e qeverisë së re të koalicionit, me arsyetimin e festave të fundit dhe përshkallëzimin e situatës në Gaza.

Likoud (e djathta) e Netanyahu fitoi 35 vende nga 120 në zgjedhjet e përgjithshme të 9 prillit. Shumica e krerëve të partive i rekomanduan Rivlin për të përzgjedhur kryeministrin në ikje për formimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës.

Më 17 prill, Rivlin i besoi zyrtarisht këtë mision Netanyahut, i cili sipas ligjit ka në dispozicion një afat 28 ditor, por një afat shtesë me 14 ditë jepet automatikisht sipas kërkesës.

”Ashtu si në të kaluarën, unë do t’i parashtroj presidentit një kërkesë për zgjatjen e afatit’’, deklaroi Benjamin Netanyahu përpara nisjes së mbledhjes javore të këshillit të ministrave./ATSH