Kramp-Karrenbauer: Nuk e zëvendësoj Merkelin para 2021-it

Kramp-Karrenbauer: Nuk e zëvendësoj Merkelin para 2021-it

12 May 2019 08:19

Liderja e konsevatorëve gjermanë të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, të cilën media e ka quajtur edhe AKK, siguroi se nuk kërkonte ta zëvendësonte para kohe kancelaren, Angela Merkel, thënë ndryshe përpara mbarimit të mandatit të saj në vitin 2021.

“Kancelarja dhe qeveria janë zgjedhur për një legjislaturë të tërë dhe qytetarët presin nga ata që ta marrin seriozisht këtë zgjedhje… kështu që unë përjashtoj mundësinë për zëvendësimin e kancelares përpara kohe”, deklaroi AKK për gazetën gjermane ”Die Welt”.

AKK zëvendësoi Merkelin në krye të CDU-së në fillim të dhjetorit të kaluar./Atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme