Botë

Fishekë, gaz lotsjellës e dashuri në mes të protestave në Sudan

Një kamion i vogël ecën me gjithë shpejtësinë përgjatë Nilit, duke fluturuar përmes trafikut të mbrëmjes. Një nuse rri ulur, e veshur me fustanin rozë, në prehër mban çantën vezulluese teksa këmbët i ka të mbërthyera me fashë.

Nusja Samar Alnour ishte qëlluar dy herë muajin e shkuar gjatë kryengritjes së ashpër që e rrëzoi nga pushteti diktatorin e kahershëm të Sudanit, Omar Hassan al-Bashir, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Tani ajo është nisur për t’u rikthyer në vendin ku dikur kishte protestuar, ama kësaj radhe për t’u martuar me burrin që e shpëtoi.

Muntassir Altigani (30), një punëtor ndërtimi, kishte nxituar për t’i dalë në ndihmë Alnourit, teksa ajo qëndronte e shtrirë në rrugë e larë në gjak. Fishekët fluturonin përreth tyre. Sikurse ajo, edhe ai i ishte bashkuar revoltës kundër keqqeverisjes së al-Bashirit. Në javët në vijim, dashuria lindi mes tyre.

“Mendova se ajo ishte shumë e guximshme”, tha ai.

Përkundër të gjithash, revolta ende nuk ka marrë fund.

Ndjenjë lirie

Kamioni ndalon mes zonës së protestës, ku me mijëra qytetarë ende qëndrojnë në kampet e ngritura para portës së selisë së përgjithshme ushtarake të Sudanit, duke kërkuar transicion të plotë në qeverisjen civile.

Alnouri, një studente e diplomuar por e papunë 28-vjeçare, e ngre lart në mënyrë diskrete fustanin e saj teksa ulet në karrocë për t’iu bashkuar të tjerëve....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)