Botë

Avioni shpërthen mbi makina

Descriptive Text

Një avion i vogël ka shpërthyer mbi makina pasi është përplasur me një shtyllë korrenti para se të rrëzohej mbi rrugë.

Raportohet se rrëzimi i avionit ka ndodhur ditën e djeshme një rrugë të shumë frekuentuar në Mukilteo të Washington në SHBA, transmeton tch.

Në pamje dallohen makinat që kanë ndaluar para semaforit të kuq dhe pak sekonda më pas dallohet avioni që vjen nga e djathta dhe pasi prek me telat e korentit ka shpërthyer në flakë.

Nga ky aksident një numër i madh makinash janë dëmtuar, por fatmirësisht asnjë person nuk ka pësuar dëme serioze.