Botë

Juncker numëron sukseset e gabimet në përfundim të mandatit si president

Në një konferencë të gjatë për shtyp, Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker renditi sukseset e arritura por njëkohësisht pranoi dhe gabimet. Ai u shpreh krenar që kishte kontribuar në qëndrimin e Greqisë në zonën euro.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka renditur sukseset e arritura dhe premtimet e realizuara gjatë mandatit të tij, vetëm dy javë para zgjedhjeve parlamentare europiane.

duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në stilin e tij të zakonshëm të drejtpërdrejtë, Junsker pranoi dhe dy gabime që kishte bërë gjatë Presidencës së tij. Ai tregoi se si në fillim të Presidencës së tij kishte shpërthyer skandali Luxleaks – për marrëveshjet fiskale me qeverinë e Luksemburgut që u lejon sipërmarrjeve të jashtme të shmangin taksat – dhe atij iu desh një javë për të reaguar. “Nuk u reagova sa duhet i shpejtë”, pranoi ai.

Ndërsa si gabim të dytë Junker pranon faktin se kishte dëgjuar Kryeministrin e atëhershëm britanik Davide Camerun, kur i kishte kërkuar që të mos ndërhynte në fushatën e referendumit për Brexit, në Mbretërinë e Bashkuar. Ky ishte një gabim sipas tij, pasi Brukseli do të kishte qenë i vetmi që do të mund të rrëzonte gënjeshtrat që u treguan gjatë asaj fushate.

Juncker theksoi se aktualisht nuk ka as frikë, por as shpresë për sa i përket çështjes britanike, pasi i takon parlamentit të vendit të marrë një vendim: “Të gjithë kuptojnë anglisht, por asnjeri nuk e kupton Anglinë”- tha ai.

Si një nga sukseset më të mëdha ai renditi faktin se aktualisht Bashkimi Europian është më I fortë se ai I mëparshmi dhe se ky është rezultati i unitetit dhe aftësisë për të arritur kompromise.

Për Juncker rezultatet më të rëndësishme janë ato që në fushën ekonomike: punësim, zhvillim ekonomik dhe investime. Ai theksoi se është ndërtuar një Europë ku flitet më shumë për të drejta sociale dhe të drejtat e konsumatorit. Presidenti i Komisionit Europian në fund u shpreh se është krenar për rolin që ai dhe Komisioni Europian kanë luajtuar gjatë krizës greke. Kjo sepse u arrit që Greqia të qëndrojë në zonën euro. “Unë kam respektuar gjithnjë dinjitetin e popullit grek i cili tregoi një aftësi të madhe rezistence në situata që popuj të vendeve dhe më të pasura nuk do të kishin arritur ta bënin”- përfundoi ai. /ABC News