Egjipti konfirmon 13 dënime me vdekje për terrorizëm

Egjipti konfirmon 13 dënime me vdekje për terrorizëm

07 May 2019 16:51

Gjykata e lartë e Apelit e Egjiptit, konfirmoi sot dënimet me vdekje për 13 persona të akuzuar për sulme terroriste në Kajro, në të cilën u vranë dy policë.

Gjykata gjithashtu konfirmoi sot burgimin e përjetshëm për 17 persona dhe më pak dënim për nëntë të tjerë, të gjitha me pretendime të ngjashme, transmeton KosovaPress.

Të akuzuarit u dënuan për përpjekjen për të vrarë policët dhe civilët duke vendosur pajisje shpërthyese përpara kampusit të universitetit në dhjetor 2014 dhe përpara gjykatës presidenciale.

Në sulme u plagosën 12 vetë. Dënimet e para u shqiptuan në vitin 2017 dhe pesë persona u liruan.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme