Botë

Vendoset për rizgjedhje në Stamboll

Autoritetet e zgjedhjeve në Turqi kanë vendosur të hënën që të rimbahen zgjedhjet për kryetar të Stambollit duke anuluar zgjedhjet e fundit, që i sollën humbjen partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, AKP.

Vendimi menjëherë ka sjellë reagimin e Partisë Republikane Popullore që fitoi në zgjedhjet e 31 marsit, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Kjo parti e ka cilësuar diktaturë vendimin për rizgjedhje lokale.

Zgjedhjet do të rimbahen më 23 qershor.