Borë dhe ftohtë në Francë

Borë dhe ftohtë në Francë

06 May 2019 14:34

Pjesë të rivierës franceze janë shndërruar në një resort skish gjatë fundjavës ndërsa moti i ftohtë ka sjellë borë dhe akull në Cote d’azur.

Pasi u ngroh nën diell për pashkë, slitat dhe pastrueset e borës u panë sërish në rrugët e Antibeve.

Historia ka qenë pak a shumë e ngjashme në të gjithë Francën, me borë dhe erëra të ftohta e të forta që kapnin shpejtësinë e 130 km në luginën e ronit.

Shërbimi francez i motit ka lëshuar një paralajmërim për kushte të rrezikshme të rrugëve. Vetë Parisi, ka regjistruar temperaturat më të ftohta të tij për muajin maj në 22 vite.

Ndërsa era e fortë ka krijuar kushte të papërshtatshme për të gjithë ata që udhëtonin me tragete nga dhe për në Marsejë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme