Botë

Cikloni Fani godet Azinë Jugore, së paku 49 viktima

Në ciklonin "Fani" që goditi Azinë jugore, të paktën 49 vetë kanë vdekur, thanë zyrtarët.

Sipas të dhënave aktuale, të paktën 34 persona u vranë në Indi dhe 15 në Bangladesh.

Cikloni shkatërroi pemët, linjat e energjisë dhe kasollet tradicionale. Ai arriti në kontinentin indian të premten me erëra deri në 205 kilometra në orë dhe më vonë u zvogëlua në Bangladeshin fqinjë.

Zyrtarët në shtetin indian të Odish thonë se autoritetet ende vlerësojnë ndikimin e plotë të ciklonit, raporton AP.

Një evakuim i madh i më shumë se një milion njerëzve ka penguar një numër të madh njerëzish të humbin jetën.

Cikloni Fani është një nga më të fuqishmit në Oqeanin Indian në vitet e fundit, duke arritur në bregun lindor të Indisë përgjatë Gjirit të Bengalit, me shi të rëndë dhe erëra të forta.

Ai goditi tokën në Puri, një qytet bregdetar indian me 200.000 banorë të njohur për Sri Jagannat, një nga tempujt më të shenjtë hindu, ku miliona pelegrinë mbërrijnë çdo vit, transmeton KosovaPress.