SHBA-ja dërgon aeroplanbartëse për ta “paralajmëruar Iranin”

SHBA-ja dërgon aeroplanbartëse për ta “paralajmëruar Iranin”

06 May 2019 11:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një aeroplanbartesë dhe një task forcë për koordinimin e bombardimeve në Lindje të Mesme, si shenjë kundërpërgjigje ndaj “indikatorëve dhe kërcënimeve shqetësuese dhe përshkallëzuese” nga ana e Iranit, ka njoftuar të hënën këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Nuk dihet ende se për çfarë veprimesh iraniane e kishte fjalën Boltoni, ndërsa nuk ka pasur indikacione për ndonjë incident të fundit në Gjirin Persik, ku marina amerikane dhe ajo iraniane qëndrojnë në vazhdimësi afër njëra-tjetrës dhe aeroplanbartësja “Abraham Lincoln” ishte nisur drejt Gjirit një muaj para se Boltoni ta jepte një deklaratë të tillë, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

Sidoqoftë, toni i Boltonit sugjeron përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon dhe krejt kjo vetëm disa ditë pasi Qeveria iraniane ka shprehur shqetësim se Boltoni dhe njerëz të tjerë të administratës po mundohen ta orientojnë presidentin, Donald Trum, kah një luftë e re.

Në një deklaratë të shkruar, Bolton ka thënë se anijet dhe aeroplanët janë destinuar “t’i dërgojnë një mesazh të qartë regjimit iranian se çfarëdo sulmi ndaj interesave të SHBA-së apo aleatëve tanë do të hasë në forcë të pamëshirshme”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme