Një aeroplan rus përfshihet nga flakët, shkon në 41 numri i të vdekurve

Një aeroplan rus përfshihet nga flakët, shkon në 41 numri i të vdekurve

06 May 2019 08:34

41 persona kanë vdekur pasi një aeroplan rus u përfshi nga flakët dhe u detyrua të bëjë ulje emergjente.

Disa video dramatike shfaqin pasagjeret duke përdorur daljet emergjente për të shpëtuar nga aeroplani që po digjej.

Të shpëtuarit thonë se aeroplani ishte goditur nga rrufeja por transportuesi kombëtar i Rusisë tha se ai u kthye në aeroport për arsye teknike, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Dy fëmijë janë në mesin e të vdekurve ndërkaq në avion ishin 73 pasagjerë dhe 5 njerëz nga stafi.

"Janë 37 të mbijetuar, 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit", tha Yelena Markovskaya, një zyrtare e përfshirë në hetimin e rrëzimit.

Një ndihmës i fluturimit thuhet se gjithashtu u vra në këtë incident. Pesë persona janë në spital. Një dëshmitar tha se ishte "mrekulli" që dikush mundi të ikte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme