Botë

Shpallet fajtore nëna që la të vdes urie djalin 3-vjeç

Vendimi nuk la asnjë hije dyshimi. Një nënë nga Arizona, SHBA, Raquel Barreras, u shpall fajtore pasi la të vdiste nga uria djalin e saj 3 vjeç.

Pasi konstatoi që i biri kishte ndërruar jetë, ajo e futi trupin e tij në një kuti lodrash.

Këtë të enjte nëna u shpall fajtore për vrasje dhe abuzim me të mitur.

Gruaja dhe i shoqi Martin e lanë të birin Roman Barreras që të vdiste urie dhe nuk lejuan askënd që të afrohej, fliste apo ushqente fëmijën.

Policia tha se Raquel kishte krijuar një lloj dhome torturash, ndërkohë që avokati i saj mohoi duke thënë se gruaja kishte varësi nga droga dhe ishte e varfër.

Trupi skeletor i fëmijës u zbulua në mars të vitit 2014 në një kuti, ndërsa familja ishte transferuar në shtëpinë e re në Tucson.

Të dy prindërit akuzohen për vrasje të shkallës së parë, abuzim me të mitur dhe fshehjen e kufomës. Tashmë pas shpalljes fajtor të çiftit pritet të jepet dënimi për ta./noa.al