Botë

Në mungesë të fëmijëve, gjyshet bëhen nxënëse në Kore të Jugut

Për çdo mëngjes gjatë rrugës për në shkollë, Hwng Wol-geum, nxënëse e klasës së parë, vozitet me një autobus të verdhë bashkë me tre anëtarë të familjes: Një në kopsht fëmijësh, një në klasë të tretë dhe një tjetër në klasë të pestë.

Hwang është shtatëdhjetëvjeçare dhe shoqet e saj të klasës janë mbesat e saj, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Analfabete tërë jetën. Ajo kujton kohën kur fshihej prapa një lisi dhe qante teksa i shihte shoqet e saj të shkonin në shkollë gjashtë dekada më parë. Derisa fëmijët e tjerë të fshatit mësonin shkrim e lexim, ajo qëndronte në shtëpi, kujdesej për derrat, mblidhte dru zjarri dhe kujdesej për vëllezërit e motrat më të rinj. Ajo më pas i rriti gjashtë fëmijët e saj, duke i dërguar secilin prej tyre në shkollë të lartë apo kolegj.

Megjithëkëtë, përherë e mundonte fakti se nuk mund të bënte atë që nënat e tjera bënin.

“T’u shkruaj letra fëmijëve të mi, kjo ishte ajo që e ëndërroja gjithë jetës”, thotë Hwang.

Alarm - asnjë fëmijë

Ndihma i erdhi papritmas sivjet prej një shkolle lokale që kishte mbetur pa fëmijë të moshës shkollore dhe ishte në kërkim të dëshpëruar të nxënësve që do t’ia mbushnin klasat.

Nataliteti në Kore të Jugut ka shënuar rënie të thellë gjatë dekadave të fundit, duke u tkurrur vitin e shkuar në nivelin prej më pak se një fëmijë për një grua. E kjo shifër është më e ulëta në botën mbarë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)