Botë

Nëna vret dy fëmijët dhe veten në një lumë në Kinë

Një nënë e re ka vrarë dy fëmijët e saj të mitur dhe veten. Skena e rëndë u filmua nga disa kamera sigurie, në të cilat u fiksuan momentet e fundit të jetës së një gruaje dhe të dy fëmijëve të saj.

28-vjeçarja Shi Chunme, u filmua teksa ecte anës lumit bashkë me dy fëmijët e saj, pak para se të hidhej me ta në rrjedhën e rrëmbyer të ujit.

E reja kishte lënë një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruante se nuk i duronte dot vjehrrin dhe vjehrrën e saj dhe pak më vonë doli nga shtëpia.

Siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, ajo kapi për dore fillimisht djalin 6 vjeç dhe me fëmijën tjetër 3 vjeç në krahë, u hodh në lumin Zhangzhou, në provincën e Fujian, në Kinë. Trupat e pajetë u gjetën pas tre ditësh, të mërkurën e lënë pas, pranë zonës së Shazou, rreth 15 kilometër larg shtëpisë së tyre.

“Gjithçka është shkaktuar nga vjehrrit e mi. Dua t’iu tregoj të gjithëve se janë njerëzit më të këqij që ekzistojnë”, shkroi gruaja, duke shpjeguar se për të nuk ishte e lehtë të bënte një veprim kaq ekstrem.

Gruaja akuzonte vjehrrin dhe vjehrrin se e trajtonin keq dhe se me fëmijët e saj tregoheshin shumë të ashpër. Ndërsa për të shoqin, shkruante se e donte, po se nuk mundej më. Lidhur me këtë rast, policia vendase ka nisur hetimet.