Botë

Pas vdekjes së 16-vjeçarit në Teksas, reagojnë grupet humanitare

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë nisur një fushatë për të dokumentuar abuzimet e pretenduara, me të cilat përballen emigrantët në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së.

Nisma u lansua nga Rrjeti Kufitar për të Drejtat e Njeriut, një OJQ me bazë në Teksas.

Aktivistët do të qëndrojnë në stacionet e autobusëve, pikat e hyrjes dhe shërbimet e komunitetit për të biseduar me emigrantët, të cilët dëshirojnë t’i paraqesin ankesat, transmeton KTV. Grupi argumenton se politika e ashpër e presidentit Donald Trump, kundër emigrantëve, ka rezultuar me vdekjen e fëmijëve.

Këtë javë, një djalë 16-vjeçar nga Guatemala vdiq ndërsa po mbahej në paraburgim nga autoritetet amerikane.