Gjermania kërkon përshpejtimin e dëbimit të imigrantëve të paligjshëm

Gjermania kërkon përshpejtimin e dëbimit të imigrantëve të paligjshëm

22 February 2017 15:47

Qeveria gjermane miratoi sot një projektligj të kundërshtuar që parashikon dëbimin e mijëra azilkërkuesve të refuzuar, ndërkohë që polemikat janë shtuar tashmë në vend përsa i përket dërgimit të tyre drejt Afganistanit.

Masat e qeverisë së Angela Merkelit, që pritet të miratohen në Parlament, janë bërë objekt i një marrëveshjeje paraprake parimore, dy javë më parë, mes shteteve rajonale, për zbatimin e dëbimeve dhe qeverisë federale.

Kancelarja gjithashtu kërkon të japë prova të vendosmërisë, ndërkohë që ajo mbetet shumë e kritikuar për hapjen e dyerve për më shumë se një milion migrantë në vitin 2015 dhe 2016.

Teksti parashikon përshpejtimin dhe lehtësimin e kthimit të azilkërkuesve të refuzuar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme