Botë

Dënohet me 148 rrahje me kamxhik dhe 38 vjet burg pasi mbrojti aktivistet e opozitës në Iran

Avokatja Nasrin Sotoudeh, fituese e çmimeve të shumta për të drejtat e njeriut, është dënuar me 148 rrahje me kamxhik dhe 38 vjet burg, pasi ka përfaqësuar dhe mbrojtur aktivistet e opozitës.

Sotoudeh, 55-vjeçare, ka përfaqësuar si avokate, gratë që u përballën me ndjekjen penale pasi protestuan kundër hixhabit të detyrueshëm në Iran.

Gratë e njohura si “Vajzat e revolucionit në rrugë”, kishin protestuar kundër shamisë së kokës së detyrueshme për gratë, transmeton rel.

Nasrin është arrestuar dhe është akuzuar për spiunim dhe përhapje të propagandës si dhe për fyerjen e udhëheqësit të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.