Botë

Sulmohet një kishë në Burkina Faso, gjashtë të vrarë

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një kishë në veri të Burkina Fasos duke vrarë gjashtë njerëz, njoftuan zyrtarët e këtij vendit.

Raportohet se sulmuesit arritën në kishë me motoçikleta dhe vranë pastorin, dy nga djemtë e tij si dhe tre persona tjerë.

Ky është sulmi i parë në një kishë që nga shpërthimi i dhunës xhihadiste në këtë vend të Afrikës Perëndimore në vitin 2016.

Që nga ajo kohë, në këtë vend, janë aktivë luftëtarët e lidhur me grupet militante Al-Kaida dhe Shteti Islamik.

Numri i persona që kanë marrë pjesë në sulmin e së dielës ende nuk është bërë i ditur.

Grupet islamike janë fajësuar për një numër të sulmeve në Burkina Faso gjatë viteve të fundit, informon BBC.

Të premten, pesë mësues u vranë në një incident për të cilin u fajësuan grupet xhihadiste.