Botë

Tërmeti 4.9 ballë shkund Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka rënë mëngjesin e sotëm në Greqi, rreth orës 07:43.

Sipas të dhënave sizmiologjike tërmeti është ndjerë në Karpathos. Epiqendra e tij është lokalizuar 134 kilometra në jug të Rodosit dhe 64 kilometra në juglindje të Karpathos.

Referuar mediave greke, nga lëkundët e tërmetit nuk raportohet për persona të lënduar dhe as dëme materiale.