Botë

Kandidati gjerman për të parin e KE-së kërkon një Europë të krishterë, pa Turqinë

Politikani gjerman në garë për kreun e Komisionit Europian deklaroi të shtunën se dëshiron një Bashkim Europian që mbështetej në vlerat e krishtera dhe që nuk përfshin Turqinë.

Manfred Weber është kandidati dhe kryesuesi i qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Evropian.

“Ne jemi krenar që ky kontinent ka një ndikim të krishterë ... kjo nuk është diçka vetëm për muzetë por duhet të na udhëheqë për të ardhmen”, tha Weber në një takim politik në Munster të Gjermanisë Perëndimore.

“Këto vlera të krishtera duhet të sigurojnë që evropianët ishin “të sinqertë” në diskutimet e tyre me Ankaranë, “për të cilën besoj se Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE”, tha ai duke përsëritur kundërshtimin që Turqia të bëhet pjesë e bllokut europian.

“Ne duam një partneritet, një miqësi, por duhet t'i përfundojmë negociatat e pranimit me Turqinë”.

Projekti evropian duhet të “mbrohet nga nacionalistët dhe egoistët”, tha ai, duke shtuar se Evropa u përball me një “pikë kthese historike” në mbrojtje të “mënyrës së jetesës” evropiane.

Bashkimi Europian do të mbajë zgjedhjet në parlamentin e tij midis datave 23 dhe 26 maj. Votimi pritet të shënojë një rritje të partive të ekstremit të djathtë dhe populiste.

Weber, 46 vjeç, është udhëheqësi i PPE-së së qendrës së djathtë, e cila parashikohet të fitojë numrin më të madh të vendeve në parlament, duke i mundësuar edhe të zëvendësojë Juncker, 64 vjeç, në fund të këtij viti./oranews