Botë

Nisen për piknik, humbin jetën 7 persona të së njëjtës familje në një aksident në Turqi

Një aksident tragjik ua ka marrë jetën të shtunën 7 personave të një familjeje, përfshirë 3 fëmijët dhe 1 foshnjë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Izmir të Turqisë. Sipas agjencisë së lajmeve IHA shoferi i një veture të vogël tregtare me 7 persona, humbi kontrollin duke u përmbysur dhe kaluar në krahun tjetër të rrugës ku u përplas kokë-më-kokë me një tjetër veturë.

Të gjithë 7 personat në veturë, të cilët sipas “Sabah” ishin nga e njëjta familje, humbën jetën. Sipas medias turke, ata ishin nisur për piknik duke shfrytëzuar kohën e mirë në këto ditë të fundit të muajit prill. Shoferi i veturës tjetër u dërgua me shpejtësi në spital i plagosur.

Rruga, e cila të çon në një prej zonave më të famshme për piknik në Izmir, u mbyll për trafikun duke shkaktuar kolona të gjata./tvklan.al