Botë

Trump mohon se ka paguar Korenë V. për trajtimin e Warmbierit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mohoi se Koreja e Veriut është paguar për trajtimin mjekësor të studentit amerikan, Otto Warmbier.

Warmbier është burgosur në Korenë e Veriut në vitin 2015, gjatë një turneu të organizuar, dhe ka vdekur pasi është kthyer në SHBA në gjendje kome.

Ai ka qëndruar 17 muaj në burg.

Sipas disa raporteve, SHBA-ja ka paguar dy milionë dollarë për trajtimin mjekësor të studentit.

Koreja e Veriut thuhet se ka kërkuar që fatura të paguhet përpara se Warmbier të lirohej.

Trump, përmes një postimi në Twitter, e mohoi këtë pagesë, duke thënë se asnjë para nuk i është paguar Koresë së Veriut, transmeton rel.

Të enjten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, refuzoi të komentojë mbi këto raporte.

Gazeta Washington Post, duke cituar dy burime, tha se "përfaqësuesi kryesor i SHBA-së, që është dërguar për të marrë Warmbierin, ka nënshkruar një premtim për të paguar faturën mjekësore me urdhër të presidentit Trump".