Holanda, “shtëpia” më e madhe e imazheve të abuzimeve seksuale të fëmijëve

Holanda, “shtëpia” më e madhe e imazheve të abuzimeve seksuale të fëmijëve

24 April 2019 08:55

Pothuajse gjysma e imazheve të abuzimeve seksuale me fëmijë të raportuara në “Fondacionin e Monitorimit të Internetit” ishin postuar vjet në Holandë, ka bërë të ditur kjo organizatë, ka raportuar të mërkurën BBC-ja.

Organizata ka konfirmuar se më shumë se 105 mijë adresa uebfaqesh ishin të lidhur me imazhe ilegale më 2018, me 47 për qind prej tyre që ishin përmbajtje e postuar në Holandë, transmeton “Koha Ditore”.

Organizata ka paralajmëruar se Holanda po kthehet në “bastion të sigurt për abuzim seksual të fëmijëve”. Qeveria holandeze e ka pranuar se ka ngritje të raporteve për imazhe të abuzimeve seksuale dhe është zotuar se do ta luftojë këtë fenomen.

Materiali i tillë “duhet të shuhet në internet”, thuhet në një raport në fillim të vitit 2018. “Fondacioni i Monitorimit të Internetit” është organizatë që ua mundëson njerëzve të raportojnë imazhet e abuzimeve seksuale të fëmijëve që vërehen në internet. Organizata punon me uebfaqe, rrjete sociale dhe me agjenci për zbatim të ligjit që të merren imazhet dhe të hetohen. Prej vitit 1996, ka rpaortuar për më shumë se një milionë imazhe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme