Botë

Pas kërcënimeve me sanksione nga SHBA, India nuk blen më naftë nga Irani

Nju Delhi, 23 prill - India njoftoi sot se pas paralajmërimit nga Uashingtoni se do t'i vendosë sanksione nëse importon naftë nga Irani, se tani do të furnizohet nga prodhues të tjerë, raportojnë agjencitë, transmeton Koha.net.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë në Nju Delhi, Raveesh Kumar njoftoi se Qeveria e tij do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të gjetjes së mbrojtjes së interesave energjetike, ekonomike dhe të sigurisë.

Gjatë vitit të shkuar India ka blerë nga Irani 23,6 milionë tonelata naftë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeu ka vlerësuar se sanksionet do t'i kushtojnë Iranit më shumë se 50 miliardë dollarë në vit.