Botë

Arabia Saudite ekzekuton 37 terroristë

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka bërë të ditur të marten se ka ekzekutuar 37 persona, të dënuar për krime të lidhura me terrorizëm, kanë raportuar mediet e këtij shteti.

“Është zbatuar dënimi me vdekje... mbi një numër përgjegjësish, shkaku i zbatimit prej tyre të ideologjive ekstremiste terroriste dhe krijimit të celulave për ta dëmtuar sigurinë, ashtu si edhe për të përhapur kaos dhe nxitur ndasi sektare”, ka bërë të ditur në llogarinë zyrtare në “Twitter” agjencia shtetërore saudite, transmeton “Reuters”.

Të 37 të ekzekutuarit ishin shtetas saudite.