Kandidatët spanjollë përplasen rreth Katalonjës në debatin televiziv para zgjedhjeve Foto: Guardian

Kandidatët spanjollë përplasen rreth Katalonjës në debatin televiziv para zgjedhjeve

23 April 2019 12:25

Kandidatët kryesorë për zgjedhjet e përgjithshme të Spanjës janë përplasur ashpër të hënën vonë rreth mënyrës së menaxhimit të çështjes së Katalonjës, me ç’rast kanë akuzuan njëri-tjetrin për gënjeshtra në debatin intensiv televiziv që la pa përgjigje pyetjet rreth ujdive të mundshme të koalicionit pas votimit.

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 28 prillit në Spanjë, të cilat janë të përshkuara me përçarjet më të thella deri më tani që prej kthimit të vendit në demokraci gjatë viteve 70, po dominohet nga çështjet emocionale dhe identitare, me ç’rast ajo rreth përpjekjes së dështuar të Katalonjës për pavarësi ka lënë në hije telashet me ekonominë, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

Asnjëri prej katër kandidatëve nuk doli fitues i qartë i debatit, gjatë të cilit të gjithë, përpos atij të partisë “Podemos”, Pablo Iglesias, dukeshin të tensionuar dhe shkëmbenin ofendime e akuza për gënjeshtra ndaj njëri-tjetrit, tingëllonin të shkëputur nga realiteti dhe nuk ofronin solucione të qarta për luftimin e korrupsionit përbrenda vet partive të tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme