Sulmi në Sri Lankë, hakmarrje ndaj vrasjeve në xhami në Zelandë të Re Foto: Reuters

Sulmi në Sri Lankë, hakmarrje ndaj vrasjeve në xhami në Zelandë të Re

23 April 2019 11:41

Sulmet me bomba për Pashkë në Sri Lankë ishin hakmarrje për sulmin ndaj xhamive në Zelandë të Re, ka thënë të martën një zyrtar i Sri Lankës, duke shtuar se dy grupe vendore islamike besohet të jenë përgjegjëse.

“Hetimi fillestar ka treguar se ky sulm ka qenë hakmarrje ndaj sulmit në xhami në Zelandë të Re”, ka thënë para Parlamentit, ministri i Mbrojtjes Ruwan Wijewardene, raporton Reuters.

“Është kryer nga ‘National Thawheed Jama'ut’ bashkë me JMI-në”, tha ai, duke iu referuar një grupi tjetër lokal, “Jammiyathul Millathu Ibrahim”, transmeton Koha.net.

Në sulmet vetëvrasëse të dielën në Sri Lankë mbetën të vdekur 321 persona, sipas shifrave të fundit zyrtare.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme