Sri Lanka arreston një sirian lidhur me shpërthimet në Kisha, numri i të vdekurve arrin në 321

Sri Lanka arreston një sirian lidhur me shpërthimet në Kisha, numri i të vdekurve arrin në 321

23 April 2019 11:30

Policia e Sri Lankës ka arrestuar të martën një sirian, nga mesi i 40 personave të marrë në pyetje lidhur me shpërthimet në Kisha dhe hotele gjatë Pashkëve të së dielës, teksa shifra e të vdekurve në këto sulme të koordinuara është rritur në 321, kanë bërë të ditur burime qeveritare dhe ushtarake të vendit.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, ndonëse zyrtarët kanë pretenduar se ato janë kryer prej të paktën shtatë bombarduesve vetëvrasës. Rreth 500 persona janë lënduar nga shpërthimet në tri kisha dhe katër hotele, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

Sidoqoftë, në epiqendër të dyshimeve janë militantët islamikë të lidhur me grupe të huaja. Burimet amerikane të Inteligjencës kanë njoftuar se sulmet përmbajnë shenjat dalluese të grupit ekstremist të Shtetit Islamik. Ndërkohë, e marta është shpallur ditë kombëtare e zisë ndërsa janë mbajtur funeralet për disa prej viktimave.

Qeveria e Sri Lankës ndodhet nën presion të shtuar për faktin se nuk ka ndërmarrë veprime, ani pse paralajmërimi për sulme të mundshme në Kisha ishte dhënë qysh në fillim të muajit. Policia ka njoftuar se numri i të arrestuarve që nga e diela është rritur në 40 dhe se shumica e tyre janë srilankas. Hetimet kanë shpënë drejt arrestimit të një shtetasi sirian, kanë bërë të ditur burime të afërta me Qeverinë dhe ushtrinë e Sri Lankës.

“Ai (siriani) është arrestuar si rrjedhojë e deklarimeve të shtetasve srilankas, të cilët janë marrë në pyetje deri më tani”, ka thënë njëri prej burimeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme